Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë zyrtarisht të divorcuar. Procesi ligjor mes tyre zyrtarisht është mbyllur me divorc. Ka qenë ish-Presidenti Ilir Meta ai që kishte kërkuar zgjidhjen e martesës me znj.Kryemadhi.
Njoftimi i gjykatës:
Nisur nga interesi i medias, ju bëj me dije si më poshtë:
Sot në datën 11.04.2025, ora 10:30, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës I.M dhe të paditur M.K, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij. Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë.
Në përfundim të seancës, gjykata vendosi :
Zgjidhjen e marteses midis paditesit I.M dhe te paditures M.K.
VENDIMI
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, sot më datë 11.04.2025, zhvilloi seancën e pajtimit si dhe seancën gjyqësore për çështjen civile me paditës I.M dhe të paditur M.K. me objekt “Zgjidhje martese”.
Të pranishëm në seancë, ishin paditësi dhe avokati i tij.
Pala e paditur, e cila ka rezultuar e njoftuar nga gjykata me fletëthirje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë
Gjykimi është zhvilluar pa praninë e palës së paditur..
Në përfundim të të gjithë shqyrtimit gjyqësor dhe në tërësi të këtij gjykimi, Gjykata,
VENDOSI:
• “Zgjidhjen e martesës ndërmjet paditësit I. M. dhe të paditurës M. K., pa u përcakuar fajësia.
• Urdhërohet sekretaria gjyqësore që një kopje të këtij vendimi pas marrjes formë të prerë t’ia dërgojë për regjistrim Zyrës së Gjendjes Civile Njësia Administrative nr__, Bashkia Tiranë për të bërë ndryshimet në rregjistrat e saj.
• Lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për këtë vendim, i cili ekzekutohet nga shërbimi përmbarimor.
• Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të të dy palëve në mënyrë të barabartë, që përfshijnë tarifën e regjistrimit dhe aktet e njoftimit, ndërsa shërbimi i avokatisë mbetet në ngarkim të palës që e ka zgjedhur.
• Kundër vendimit palët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar.
Lexo më shumë