Në cilësinë e deklaruesit, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, z. Genti Gjyli, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Z. Gjyli, siç shihet edhe në pamje, është paraqitur pa avokat. Ndërkohë, weblajm.com mëson se ai do të përgjigjet në cilësinë e deklaruesit, si person me dijeni mbi rrethanat hetimore.
SPAK aktualisht po zhvillon disa hetime që përfshijnë edhe prokurimet publike për tenderat e rrugëve.