Pas qindra denoncimeve dhe situatës alarmante në njësin 5 me ndotjen e ujit. Krimi Ekonomik ka zbarkuar në terren dhe ka nisur sekuestrot dhe marrjet në pyetje.
Ndërkohë ky hetim do të ndiqet edhe nga spak pas kallëzimit të bërë ndaj Skerdi Drenovës kreu UKT dhe Drejtueses së Komanduar në Bashkinë Tiranë Anuela Ristani.
Veprat penale për të cilën janë kallëzuar janë:
Shpërdorim detyre
Ndotje Ujit
Krim Kundër Njerzimit,
Vepra të kryera në bashkëpunim.
Krimi Ekonomik Tiranë
Sot, më datë 11.04.2025, pas informacioneve të marra nga burime të hapura (rrjetet sociale) lidhur me një problematikë të ndotjes së ujit në disa zona të qytetit të Tiranës, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar janë kryer veprime hetimore dhe procedurale për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave.Në vijim të sa më sipër, është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes, nga ku dyshohet se ka ndodhur çarja e tubacionit të nëndheshëm të ujit. Gjithashtu, i është marrë deklarim si person që ka dijeni shtetasit Dorjan Korbeci, me detyrë Drejtor i Departamentit të Prodhimit dhe Shpërndarjes, i cili ka sqaruar se, në rrugën “Shaban Karaj”, si pasojë e amortizimit, është dëmtuar linja e furnizimit me ujë, duke sjellë si pasojë furnizim me turbullira.
Lexo më shumë
👇