Kanë kaluar afro 24 orë nga skandali i ndotjes masive të ujit për banorët e Njësisë 5 në Tiranë.
Kryetarja e komanduar, Anuela Ristani, e cila dje as nuk njoftoi banorët për rrezikun dhe as mori masa për një njoftim në media, sot pranon se ka pasur një defekt që ka ndikuar në ndotjen e ujit.
Ajo thotë se “nuk ka pasur asnjë rrezik për banorët”, ndonëse uji nuk mund të përdorej as për tualet, as për dush, as për larje rrobash, enësh apo dhëmbësh – e për të pirë as që bëhet fjalë.
Ristani gjithashtu pranon se depozitat vazhdojnë të jenë me sedimente – thënë shqip, me baltë e llum.
Reagimi Anuela Ristanit:

Pyetjet që mbeten pa përgjigje:
- Ku është fleta e analizave?
- Ku u morën mostrat?
- Kush i bëri analizat?
- Kush i pastron qindra e mijëra depozita?
- Kush paguan faturën?
Drejtuesja e Bashkisë, e cila ka në varësi edhe UKT-në, nuk jep asnjë përgjigje. Mjaftohet vetëm me një ndjesë.
Ky reagim erdhi pas nisjes së hetimeve nga Krimi Ekonomik dhe denoncimit në Spak të Kryetares së Komanduar dhe Kreut të UKT.
Lexo më shumë
👇