Një tjetër skandal ka shpërthyer në Hollivud, teksa aktorja e njohur Bella Thorne ka akuzuar kolegun e saj Mickey Rourke se e ka goditur në organin e saj gjenital gjatë xhirimeve të një filmi.
Bëhet fjalë për filmin thriller “Girl” të vitit 2020. Vetë Bella Thorne e ka bërë denoncimin në rrjetin social Instagram.
“Ishte një nga përvojat më të këqija në gjithë eksperiencën time”, ka shkruar aktorja.
Incidenti i pretenduar ndodhi teksa po xhirohej skena e filmit thriller kur aktorja ishte e gjunjëzuar dhe duart i kishte të lidhura me zinxhir.
“Ai supozohej të më godiste në gjurin tim (sipas skenarit) por më goditi në organin tim gjenital vazhdimisht. Pësova mavijosje në kockën e legenit. Puna me Mickey ishte një nga përvojat më të këqija të jetës time”, ka thënë Bella Thorne.
27-vjeçarja pretendon se “ai mendoi që do të ishte shaka të më poshtëronte para gjithë stafit”.
Pas akuzave të Bella Thorne nuk ka ende një reagim nga aktori Mickey Rourke.
