Një ngjarje e rëndë është shënuar në qarkun e Fierit, ku një shërbim i BKH-së dhe Forcave Operacionale, gjatë kryerjes së detyrës, është kërcënuar dhe dhunuar nga biznesmeni Shkëlqim Kapllanaj.
Shkëlqim Kapllanaj është vëllai i Agron Kapllanajt, i cili njihet si anëtar dhe themelues i partisë së Enkeleid Alibeajt, “Djathtas 1912”. Edhe pse incidenti i rëndë nuk lidhet drejtpërdrejt me zgjedhjet, WebLajm mëson se BKH ndodhej në terren për të monitoruar një informacion të lidhur me korrupsionin në zgjedhje dhe grupe kriminale.
WebLajm.com mëson se dy persona janë arrestuar me kërkes të prokurorisë fier pas kallëzimit të bërë nga oficerët e BKH dhe Uniformat blu në krye të detyrës.
Si drejtues i TaskForc për krimet zgjedhore të ngritur nga SPAK për qarkun e Fierit është prokuror Sotir Kllapi. Zyrtarisht ende Spak e BKH skanë një reagim nqs incidenti lidhet me zgjedhjet apo një tjetë hetim në terren.
Fier / Informacion paraprak
Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, së bashku me hetuesit e BKH-së pasditen e sotme kanë qenë me shërbim në qarkun e Fierit.
Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier – Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme.
Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Reagimi Agron Kapllanaj:
Agron Kapllanaj denoncon përplasje me agjentë të BKH-së pranë fabrikës së tij
Agron Kapllanaj ka komunikuar sot me median, duke treguar për një incident të ndodhur në mëngjes në zonën pranë fabrikës së tij të mermerit. Sipas tij, një grup agjentësh të BKH-së, të maskuar, kanë mbërritur në zonë dhe kanë kryer filmime me dron mbi tokat përreth.
Punonjësit e fabrikës kanë ndërhyrë për t’u kërkuar që të ndalonin filmimet, por agjentët u janë përgjigjur se ishin aty për të blerë disa toka. Sipas Kapllanajt, ka pasur debat verbal mes palëve, gjatë të cilit agjentët e BKH-së kanë ofenduar punonjësit.
Për shkak se zona është e vogël dhe ngjarja ka shkaktuar tension, punonjësit e kompanisë kanë bllokuar rrugën për automjetin e agjentëve të BKH-së. Kapllanaj pohon se agjentët kanë nxjerrë armët dhe janë shkëmbyer ofendime mes dy palëve, përpara se të largoheshin nga vendi.
Më pas, Kapllanaj ka shkuar në polici për të bërë një denoncim, por sipas tij, i është sugjeruar të mos e bëjë. Ai deklaron se gjithsesi ka depozituar kallëzimin, pasi ndihet i shqetësuar për sjelljen dhe ofendimet e agjentëve të BKH-së.
Comments 1