Një konflikt mes dy personave ka degraduar në përdorimin e armës.
Ngjarja ka ndodhur në lokal pranë Liqenit Artificial të Tiranës.
Sipas informacioneve nga policia, dyshohet se njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri.
Nga të shtënat nuk ka persona të plagosur.
Deri tani nuk ka persona të ndaluar apo shoqëruar.
Uniformat blu shkuan në terren dhe nisën verifikimet.
blutë bëjnë me dije se falë hetimeve të bëra në kohë rekord kanë arritur që të identifikojë shtetasin i cili qëlloi një herë në ajër me armë zjarri dhe më pas goditi me qytën e pistoletës 40-vjeçarin Kasem Stani (Pasha).
Si rrjedhojë autoritetet kanë shpallur në kërkim 51-vjeçarin Ilir Shabanaj, ndërkohë që u vunë në pranga shtetasit, Emiljan Ruko, Bjorni Tahiraj, Eriald Tahiraj, Denikiajder Tahiraj, Eduart Sulaj, Kastriot Stani, Elton Ajredinaj, të përfshirë në këtë ngjarje.
Policia ka arrestuar edhe 40-vjeçarin Stani i cili mbeti i lënduar lehtë në këtë ngjarje.
Tiranë/Zbardhet dinamika e konfliktit të mbrëmshëm, ndërmjet disa shtetasve, në rrugën “Sami Frashëri”.
Policia identifikoi shtetasin që goditi me qytën e një arme zjarri, një 40-vjeçar, gjatë një konflikti në një lokal, për motive të dobëta, dhe po punon intensivisht për kapjen e tij.
Nga hetimet dyshohet se 51-vjeçari qëlloi një herë, me armë zjarri, në vendngjarje, por nga e shtëna nuk pati shtetas të dëmtuar.
Në pranga 8 shtetasit e përfshirë në konflikt, mes tyre, 40-vjeçari që u dëmtua lehtë.
Gjendet në vendgjarje arma e zjarrit pistoletë, dhe sekuestrohet bashkë me celularët e të arrestuarve dhe me prova të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.
Menjëherë pas njoftimit, për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në një lokal në rrugën “Sami Frashëri”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e përgjegjësve.
Si rezultat i veprimeve profesionale dhe të shpejta hetimore u zbardh dinamika e rastit, si dhe:
-u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Sh., 51 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se gjatë konfliktit për motive të dobëta, ka goditur me qytën e një arme zjarri, shtetasin K. S.(P.), 40 vjeç, i cili u dëmtua lehtë. Gjithashtu, rezultoi se 51-vjeçari qëlloi një herë, me këtë armë zjarri, në vendngjarje, por nga e shtëna nuk u dëmtua asnjë shtetas. Vijon intensivisht puna për kapjen e këtij shtetasi;
-u identifikuan dhe u arrestuan 8 shtetasit e përfshirë në konflikt: K. S. (P.), 40 vjeç, E. A., 43 vjeç, E. R., 39 vjeç, B. T., 24 vjeç, E. T., 35 vjeç, D. T., 30 vjeç, E. S., 47 vjeç dhe K. S., 53 vjeç, të akuzuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Comments 1