Pa kaluar 24 orë, Tirana është tronditur sërish nga armët. Këtë herë në Lundër janë 4 persona të plagosur pas të shtënat me armë zjarri. Dy prej tyre të mitur. Ende ska një reagim nga policia ndërsaa burime flasin edhe për viktima.
Katër personat e plagosur me armë zjarri ndodhen në spital. Dy prej tyre në gjëndje të rëndë.
Ata ende skanë treguar se kush i ka qëlluar apo si ka ndodhur plagojsa.
Autorët e këtij atentati kanë braktisur mjetin dhe e kanë djegur në dalje të Tiranës në afërsi të autostradës Tiranë-Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një kompleksi Vilash në zonë e Lundrës. Pre e sulmit kanë rënë familja e Pronarit të Pelican Security Vesel Demiri.

Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.
Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.
Emrat:
Arenc Stafa 34 vjeç
M.Demiri 17 vjeç
D.Demir 11 vjeç
Kjan Mullai 19 vjeç
11-vjeçari vijon të jetë në gjendje të rënduar në Spitalin e Traumës, plumbat e kanë prekur në kraharor.
19-vjeçari dhe Mullahi janë jashtë rrezikut për jetën.
Në Spitalin e Traumës është edhe 34-vjeçari Arenc Stafa, i cili po ashtu nuk ka probleme. I mituri tjetër 17 vjeç që mbrëmjen e djeshme është transportuar për mjekim në një spital privat në Tiranë.
WebLajm.com mëson se mbrëmjen e deshjeshme pak para atentatit 4 të plagosurit kanë qenë duke festuar ditëlindjen e 11 vjeçarit.
Lexo më shumë
👇