Shkencëtarët duket se kanë zbuluar shenja të jetës në një planet të largët nga Toka.
Bëhet fjalë për një planet gjigant 124 vite dritë larg Tokës, për të cilin ka dëshmi të forta se jeta jashtëtokësore mund të lulëzojë përtej sistemit tonë diellor.
Vëzhgimet nga teleskopi hapësinor James Webb i një planeti të quajtur ‘K2-18 b’ duket se zbulojnë gjurmët kimike të dy komponimeve që në Tokë dihet se prodhohen vetëm nga jeta.
Zbulimi i kimikateve, dimetil sulfid (DMS) dhe dimetil disulfid (DMDS) nuk do të përbënte provë të aktivitetit biologjik të huaj, por mund t’i japë përgjigje pyetjes nëse jemi vetëm në univers.
“Kjo është prova më e fortë deri më tani për një aktivitet biologjik përtej sistemit diellor”, tha astrofizikanti Nikku Madhusudhan, nga Universiteti i Kembrixhit që udhëhoqi vëzhgimet.
“Ne jemi shumë të kujdesshëm. Ne duhet të pyesim veten nëse sinjali është i vërtetë dhe çfarë do të thotë. Kjo mund të jetë pikë kthese, ku papritmas pyetja themelore nëse jemi vetëm në univers do të mund t’i japim përgjigje”.
K2-18 b, i cili ndodhet në konstelacionin e Luanit, është gati nëntë herë më i madh se Toka.
Planetët përtej sistemit tonë diellor janë shumë të largët për t’u fotografuar ose arritur me anije kozmike robotike.
Por shkencëtarët mund të vlerësojnë madhësinë, densitetin dhe temperaturën e tyre dhe të hetojnë përbërjen e tyre kimike duke gjurmuar ekzoplanetin.