Gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2024, qytetarët kanë bërë qindra ankesa ndaj kompanive ajrore për mosrespektimin e orareve të fluturimeve. Sipas të dhënave të Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC), numri më i madh i ankesave është regjistruar ndaj kompanisë Wizz Air, me 108 ankesa, ndjekur nga Air Albania me 36 ankesa.
Për çdo 100 fluturime, Air Albania ka nivelin më të lartë të ankesave për vonesa, me një përqindje prej 1.12%, ndërsa Wizz Air, ndonëse me numër absolut më të lartë ankesash, ka një përqindje më të ulët, 0.3%, për shkak të volumit të lartë të fluturimeve (32,164 ulje dhe ngritje).
Sa i përket kompensimeve të ofruara pas ankesave, Wizz Air ka dhënë 101 kompensime, Air Albania 19, ndërsa disa kompani si Pegasus nuk kanë ofruar asnjë kompensim, pavarësisht se është paraqitur të paktën një ankesë.
WebLajm.com ka siguruar tabelën me të dhënat krahasuese për 100 fluturime përgjatë 365 ditëve të 2024.
Tabela 1: Ankime dhe kompensime Janar – Dhjetor 2024
Nr | Kompanitë ajrore | Numri i fluturimeve (ulje+ngritje) | Numri i ankesave për vonesa në AAC* | Numri i ankesave për 100 fluturime | Kompensime |
1 | Air Albania | 3, 186 | 36 | 1.12% | 19 |
2 | Wizz Air | 32, 164 | 108 | 0.3% | 101 |
3 | Austrian Airline | 1,802 | 1 | 0.05% | 1 |
4 | Eurowings | 530 | 1 | 0.18% | 1 |
5 | Pegasus | 1,240 | 1 | 0.08% | 0 |
6 | Lufthansa | 1, 982 | 5 | 0.25% | 4 |
7 | Ryanair* | 15, 002 | 9 | 0.06% | 8 |
Shënim: *Autoriteti i Aviacionit Civil ka detyrimin të ndjekë vetëm ankesat që i drejtohen këtij Autoriteti nga pasagjerët, pa përfshirë ankesat që dërgohen direkt tek transportuesi ajror dhe AAC nuk njoftohet
Lexo më shumë RAPORTI 2023