Shefi i Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Roven Zeka është arrestuar nga SPAK në kushtet e flagrancës.
Bashkë me të janë arrestuar edhe dy vartës të tij, po ashtu zyrtarë të policisë, Sokol Novaku shef i sektorit të aksidenteve në Policinë Rrugore dhe Edison Tabaku OPGJ në Policinë Rrugore Tiranë.
Arrestimi është kryer më urdhër të prokurorës së SPAK, Elida Kaçkini.
Të tre zyrtarët e policisë dyshohet se janë të përfshirë në një rast korrupsioni, duke marrë para në një episod aksidenti.
Hetimet janë në vijim ndërsa dyshimet janë për manipulimin e një vengjarje në një aksident me pasoja ndodhur në kryeqytet.