Brenda pak javëve pritet të firnoset një marrëveshje midis Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë dhe Odës së Avokatisë në Kosovë.
Prej disa kohësh, ushtrimi i profesionit të avokatit në dy shtetet shqiptare, Shqipëri dhe Kosovë, është hasur me mjaft pengesa për “togat e zeza”. Avokatët nuk munden të ofrojnë shërbime edhe pse gjithçka është shqip shqip mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Edhe pse një marrëveshje mdisi dy qeveri është në fuqi, sërish avokatët shqiptarë dhe ata kosovarë kanë hasur vështirësi në ofrimin e shërbimeve për klientët e tyre.

Marrëveshja midis qeverive Rama -Kurti, firmosur 3 vite më parë
Ndër kushtet e kërkuara ka qenë njohja pranë dhomave përkatëse.
Kreu i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, Prof. Maks Haxhia, ka pritur në një takim pune kryetarin e Dhomës së Avokatëve të Kosovës, z. Besnik Berisha.


Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë dhe Oda Avokatisë Kosovë
Mes palëve është diskutuar për kalimin e këtyre barrierave dhe për ofrimin e shërbimeve brenda shtatorit të këtij viti pa asnjë pengesë. Kjo bëhet edhe në kuadër të marrëveshjes së arritur midis dy qeverive në mbledhjet e përbashkëta.
Ky ishte takimi i parë mes dy titullarëve, një takim që do të pasohet nga grupet e punës, dhe më pas marrëveshja do të miratohet në organet drejtuese të dhomave, duke u finalizuar me firmosjen e variantit përfundimtar.
