Ndikimi tek vota edhe jashtë kufijve mbetet një shqetësim për të gjitha kampet politike. Nuk munguan denoncimet, ku emigrantët, pas marrjes së zarfit, nisën postimet në rrjetet sociale për kë kishin votuar, përfshirë votën për PS apo PD.
Ndërsa një prej denoncimeve që po verifikohet si nga KQZ ashtu edhe nga Policia Italiane është sjellja e shtetasit Klodian Cami, i cili në rrjetin e tij social ka publikuar pamje me një numër të madh zarfesh në duar.

Sipas rregullave të vendosura nga KQZ, postierët e DHL zarfet me fletën e votimit duhet t’i shpërndajnë në çdo adresë të personalizuar, duke ia dorëzuar qoftë edhe secilit anëtar të një familjeje veç e veç. Këto pamje me disa zarfe në duar siç edhe të tjera pamje tashmë në rrjetet sociale të filmimit të votës, janë krime elektorale që ndiqen nga SPAK por të ndodhura jashtë vendit, janë referuar për ndjekie partnerëve dhe policive respektive.
E njëjta procedurë ndiqet edhe në tërheqjen e këtyre zarfeve pasi kryhet votimi. Nuk dihet se si e ka arritur Cami këtë, ndërsa dyshimet janë se postierët e DHL në rajonin e Regio Emilia kanë shkelur ligjin.