Gjykata e Lartë ka dalë tashmë me një vendim. Dy kompanitë, ajo shqiptare Salillari dhe italiania MAEG BRANCH ALBANIA, duhet të përballen në Administrative.
Sipas vendimit të gjykatës me Relator kreun në detyrë të G,Lartë, z. Sokol Sadushi, kompetente për të zgjidhur këtë konflikt është Gjykata Administrative dhe jo ajo Civile Tiranë. Salillari pretendon për parregullsi në zbatimin e nënkontraktimit nga MAEG, në një dëm ekonomik në mbi 8.2 milionë euro. E teksa MAEG refuzon të paguajë faturën, Ura e Re në Kukës vijon të mbetet tashmë një betejë ligjore. Pak kohë më parë ajo u inagura edhe me praninë e kryeministrit RAMA. Ndërsa kompania Salillari ka përfunduar punimet me një tjetër nënkontraktor dhe ka dorëzuar veprën për përdorim pranë ARRSH.

Ja se çfarë kërkon Salillari nga kompania MAEG
“Vendosjen e masës së sigurimit të padisë: sekuestrimin e sendeve të luajtshme dhe të paluajtshme të debitorit, si dhe të çdo pasurie tjetër që ndodhet në pronësi të tij, si dhe sekuestrimin e kredive të debitorit ndaj të tretëve;
Detyrimin e Palës së Paditur për pagimin e penaliteteve të llogaritura sipas Nenit 5.8 të Kontratës së Nënkontraktimit në vlerën 5.280.000 EUR.
Detyrimin e Palës së Paditur për kthimin/pagimin e të gjitha shpenzimeve të realizuara në bazë të Nenit 4.6 të Kontratës së Nënkontraktimit në vlerën 182.637,11 EUR.
Njohjen e të drejtës së Paditësit për të mbajtur 10% të çmimit total të JPC si “Garanci e Përgjegjësisë së Defektit”, bazuar në Nenin 4.7 të Kontratës së Nënkontraktimit në vlerën 832.000 EUR.
Detyrimin e Palës së Paditur për pagimin e të gjitha shpenzimeve, pagesave dhe kostove të pësuara nga Paditësi për ripërsëritjen e punimeve dhe riparimin e defekteve të MAEG në vlerën 3.503.645,51 EUR;
Detyrimin e Palës së Paditur për pagimin e të gjithë kamatave të arrira për shumën totale të detyrimit prej 8.139.038,18 EUR, nga data kur ky detyrim është bërë i kërkueshëm deri në momentin e lëshimit të vendimit të formës së prerë nga gjykata.
Njohjen e të drejtës së Palës Paditëse për aplikimin e interesave deri në momentin e ekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë dhe detyrimin e Palës së Paditur për pagimin e këtyre interesave.
Detyrimin e Palës së Paditur për pagimin e shpenzimeve noteriale që Paditësi ka pësuar për paraqitjen e provave bashkëlidhur Kërkesë-Padisë në gjykatë në vlerën e 5.052.040 LEK, sipas faturave tatimore të lëshuara nga noteri dhe përkthyesi. Shpenzimet gjyqësore t’i ngarkohen Palës së Paditur.”
Baza ligjore: Nenet 450, 476, 481, 486 të Kodit Civil dhe nenet 31, 32, 42, 43, 106 dhe 202 e vijues të Kodit të Procedurës Civile.
Statusi i çështjes: Mbyllur,
WebLajm mëson se kjo çështje tashmë ka statusin juridikn mbyllur dërsa vendimi është: “Lënien në fuqi të vendimit nr. 37, datë 09.01.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.”
Lexo më shumë