E gjithë bota i ka dhënë lamtumirën e fundit Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare disa ditë më parë.
Ceremonia mortore u zhvillua në sheshin “Shën Pjetër” në Vatikan, ku të pranishëm ishin mbi 200 mijë persona; udhëheqës botërorë, personalitete të ndryshme dhe besimtarë.
Në ceremoninë e lamtumirës për Papën ishte dhe Presidenti amerikan Donald Trump i shoqëruar nga bashkëshortja, Presidenti francez Macron, Presidenti ukrainas Zelenski etj.
Ceremonia zgjati mbi 2 orë, ku qindra mijëra pjesëmarrës ndoqën ritin e shenjtë nga sheshi “Shën Pjetër”, e miliona të tjerë nga televizioni.
Papa Françesku do të prehet në bazilikën “Santa Maria Maggiore”, që për herë të parë në rreth 1 shekull, një papë nuk varroset brenda Vatikanit.




Comments 1