Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) i ka kërkuar zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të vërë në dispozicion kontratën e nënshkruar me kompaninë ndërkombëtare të shërbimeve postare, DHL.
AKEP e ka argumentuar kërkesën si një interes pubik që nuk përfshinë vetëm KQZ por të gjithë shtetasit shqiptarë.

Kontrata me DHL lidhet me dërgesat postare të materialeve zgjedhore dhe dokumentacionit që lidhet me votimin nga jashtë vendit, një proces i cili ka marrë vëmendje të shtuar në prag të zgjedhjeve të ardhshme dhe disa parregullësive të bëra publike ku zarfat kanë shkuar bosh.