Një ekzekutim me armë zjarri ka ndodhur në Vlorë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Viktima është një 58-vjeçarii Renato Hoxhaj, cili punonte si roje në një një godinë në ndërtim.
58-vjeçari u gjet i vdekurrreth orës 06:00 në lagjen “Hajro Çakërri”, në trup ai ka 3 plulmba..


Njoftimi i policisë Vlorë:
Sot, rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi R. H., 58 vjeç, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.