62 emra ishtin të ndaluar të përdoreshin në shqipërin e vitit 1975. Dekreti dhe liata me emra është bërë publik nga drejtoria e përgjithshme e arkivave, ndësa bie në sy emra shtetesh të cilat sduhen të përdoreshin si emra apo mbiemra për njerzit.
Lista e plotë
Më 23 shtator 1975, Presidiumi miratoi dekretin mbi “ndërrimin e emrave dhe të mbiemrave të papërshtatshëm”.
“Tito”, “Zhakov”, “Zhaklinë”, “Ukrainë”, “Rusi”, “Serbi”, “Kësmet”, “Kuran”, “Xhenet”, “Timoshenko”, “Gorki” etj, ishin disa prej emrave që bënin pjesë në “listën e zezë” (lexo dokumentin). Domosdoshmëria për ndryshimin e tyre, arsyetohej me qëllimin e “ruajtjes dhe të forcimit të traditave kulturore përparimtare”. Në vënien e emrave të rinj, duhej patur parasysh përmbushja e kriterit të një përmbajtjeje të shëndoshë “politike, ideologjike e përparimtare”.
Kërkesa për ndërrimin e emrave që gjykoheshin “të papërshtatshëm” bëhej nga vetë i interesuari, ndërsa për fëmijët e mitur, përgjegjësia u takonte prindërve, kujdestarëve, adoptuesve ose institucioneve shtetërore të autorizuara. Vendimi për ndryshimin e tyre merrej nga Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Rrethit përkatës. Sipas dekretit, ky proces duhet të përfundonte në 31 dhjetor 1976.
Shtysë për përgatitjen e këtij dekreti ishte një kërkesë e kryeministrit të kohës, Mehmet Shehut.
Informacion Utilitar
Në Itali me Ty, Për TY!