Një vendim gjykate dhënë në 2017 tregon se 31 vjeçari që goditi me grusht ish kryeministrin Slai Berisha është mendërisht i aftë dhe përgjegjës para ligjit.
Se Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka filluar procedimin penal Nr. 6906, të vitit 2017, ndaj të pandehurit G. Sh., me akuzën për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”, të parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.
Nga shqyrtimi i materialeve të çështjes rezultoi se në datën 07.08.2017 në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë, është paraqitur shtetasi P. V., i cili ka kallëzuar se shtetasi G. Sh., e ka goditur atë me grushta e sende të forta. Ditën e ngjarjes i dëmtuari, shtetasi P. V., ka qënë duke punuar si roje tek palestra që ndodhet të .,Tiranë. Në vendin e tij të punës ka shkuar i pandehuri G. Sh., i cili ka marrë pultin e televizorit dhe ka filluar ta lëvizë atë. Lidhur me këtë veprim të të pandehurit, kallzuesi i ka kërkuar të dalë jashtë ambientit të tij të punës, por në të kundërt, i pandehuri jo vetëm që nu kështë larguar, por edhe është konfliktuar me të. Gjatë debatit i pandehuri G. Sh., e ka goditur kallzuesin me grusht dhe më pas e ka goditur në kokë me një tullë dekorative të cilën e ka marrë jashtë ambienteve të vendit të tij të punës.
Në kuadër të veprimeve hetimore lidhur me këtë ngjarje është vendosur edhe kryerja e ekspertimit mjeko ligjor lidhur me dëmtimet që ka pësuar kallzuesi P. V.. Sipas aktit të ekspertimit mjeko ligjor me nr. ., datë 07.08.2017, ka rezultuar se;
Tek shtetasi P. V., u konstatuan katër plagë të kokës me karakteristikat dhe lokalizimet e përmendura më lart.
Dëmtimet e mësipërme janë shkaktuar me mjet të fortë mbretës. dëmtimet e shkaktuara shtetasit P. V., hyjnë në kategorinë e atyre që kanë shkaktuar humbje të aftësisë në punë në masën mbi 9 ditë.
Në këto rrethana rezuton e provuar se i pandehuri G. Sh., ka konsumuar elementët e veprës penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”, të parashikuar nga neni 89 të Kodit Penal.
Duke qenë se vepra penale për të cilën akuzohet i pandehuri parashikohet nga ligji si kundravajtje penale dhe ligji penal parashikon gjobën si dënim për të, prokurori ka nxjerrë Urdhërin Penal dhe e ka paraqitur atë për miratim pranë kësaj Gjykate
Pasi ka përfunduar hetimet organi i prokurorisë ka konkluduar se i pandehuri G.Sh., e ka konsumuar plotësisht veprën penale te parashikuar nga neni 89 i K.Penal. Gjithashtu prokurori ka çmuar se jemi perpara rasteve te parashikuara nga neni 406/a i K.Pr.Penale, kur organi i prokurorise mund të nxjerrë urdhër penal të arsyetuar për caktimin e dënimit dhe t’i kërkojë gjykatës miratimin e tij. Për sa më sipër prokurori në datën 06.10.2017, në bazë të nenit 406/a të K.Penal, ka nxjerrë urdhërin penal, duke urdhëruar si më poshtë:
“Deklarimin fajtor dhe dënimin e të pandehurit G.Sh., i biri i . dhe i . i datëlindjes . lindur e banues në ., Rr. ., pall.., shk.., ap.., për kryerjen e veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 Kodit Penal dhe dënimin e tij me 200 000 lekë gjobë, e cila do të paguhet brenda një viti nga data e miratimit të urdhrit penal”.
Pas kësaj, prokurori i është drejtuar gjykates në baze te nenit 406/a të K.Pr.Penale, duke kerkuar miratimin e urdhërit penal.
Pasi shqyrtoi materialet e çështjes gjykata çmon se urdhëri penal është i bazuar në ligj dhe si i tillë ai duhet të miratohet.
Me provat shkresore të cilat ndodhen në fashikull dhe u shqyrtuan nga gjykata, rezulton e provuar plotësisht fakti se i pandehuri G. Sh., ka konsumuar elementët e veprës penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”, të parashikuar nga neni 89 i K.Penal.
Duke u bazuar në provat e mësipërme, Gjykata arrin në përfundimin se i pandehuri G.Sh., i ka konsumuar plotesisht elementët e veprës penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”, të parashikuar nga neni 89 i K.Penal, për të cilën akuzohet, prandaj duhet të deklarohet fajtor.
Në përmbajtjen e nenit 89 të K.Penal, përcaktohet se:
“Plagosja e kryer me dashje, qe ka shkaktuar paaftesi te perkohshme ne pune me teper se nente dite, perben kundervajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim gjer ne dy vjet.”
Përsa i perket objektit të veprës penale, rezulton që me veprimet e tij i pandehuri G. Sh., ka cenuar ato marrëdhenie juridike të vendosura për të mbrojtur e siguruar shëndetin e personit, paprekshmërinë e tij nga çdo dëmtim, si dhe integritetin e tij fizik, të mbrojtura me legjislacionin penal nga veprimet kriminale.
Nga ana objektive, veprimet aktive të kundërligjshme, të kryera nga i pandehuri G. Sh., në drejtim të shëndetit dhe integritetit fizik të shtetasit P. V., konsistojnë ne goditjen e tij, gjatë një konflikti të rastit dhe dëmtimet e tij, janë klasifikuar si plagosje e lehtë, sipas Aktit të ekspertimit mjeko-ligjor Nr.., date 07.08.2017.
Nga ana subjektive, në tërësinë e tyre këto veprime janë kryer nga i pandehuri G.Sh., me dashje direkte dhe për motive të dobta (konflikte personale).
Arsyetimi Gjykatës, Gerti Shehu i përgjegjshëm
Subjekti i kësaj vepre penale është i pandehuri G. Sh., i cili rezulton të ketë mbushur moshën për përgjegjesi penale dhe që te jetë i pergjegjshem para ligjit penal.
Në vijim të këtij arsyetimi, pas shqyrtimit të provave Gjykata, konkludoi se i pandehuri G. Sh., ngarkohet me përgjegjësi penale dhe duhet të deklarohet fajtor për kundërvajtjen penale të “Plagosjes së lehte me dashje” ndaj shtetasit P. V., të parashikuar nga neni 89 i K.Penal. Sa më sipër, në analizë të elementëve të veprës penale gjykata konkludon se i pandehuri G. Sh., ka konsumuar veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje” dhe për këtë shkak duhet të deklarohet fajtor në bazë të nenit 89 të K.Penal.
Gjithsesi, në një vlerësim të hollësishëm të përmbajtjes, konstatimeve si dhe të të gjitha rrethanave të kryerjes së veprës penale nga i pandehuri, Gjykata konkludoi se lloji i dënimit me gjobë për të pandehurin G. Sh., i kërkuar nga organi i akuzës është i pranueshëm nga gjykata, pasi ai është në raport të drejtë me vlerësimin e rrathanave të kryerjes së veprës penale.
Në aplikim të nenit 34 të K.Penal, Gjykata urdhëron që i pandehuri G. Sh., duhet t’a paguajnë dënimin me gjobë brenda një periudhe 1 (një) vjeçare nga dita që ky vendim do të marrë formë të prerë.
Përsa i përket detyrimit ligjor për pagimin e shpenzimeve proçeduriale hetimore e ato gjyqësore të parapaguara nga shteti në referim të nenit 393 të K.Pr.Penale, këto të fundit i ngarkohen të pandehurit.
Për sa u analizua u provua me pretendimet e palëve në seancë dhe aktet e ndodhura në dosje pjesë përbërëse e fashikullit gjyqësor.
PËR KËTO ARSYE
Në vështrim të neneve 379, 384, 390,406/b të K.Pr.Penale dhe nenit 89 dhe 34 të Kodit Penal, Gjykata:
VENDOSI: Miratimin e urdhërit penal të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të datës 06.10.2017, me përmbajtje si më poshtë:
Deklarimin fajtor të të pandehurit G. . Sh., për veprën penale të“Plagosjes së lehtë me dashje”, të parashikuar nga neni 89 i K.Penal dhe dënimin e tij, me 200.000 (dyqind mijë) lekë gjobë. Në bazë të nenit 34 të K.Penal, urdhërohet i pandehuri G. . Sh., që të paguaj gjobën brenda një afati 1 (një) vjeçar, duke filluar ky afat nga dita që ky vendim të marrë formë të prerë.
Ky vendim t’i njoftohet të pandehurit dhe prokurorit. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë brënda 10 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e marrjes dijeni.
U shpall sot, në Tiranë, në datë 26.10.2017.
Comments 1