WebLajm mëson ekskluzivisht se 72 orë më parë në Tiranë është shënuar një ngjarje e rëndë.
Një fëmijë i mitur ka ndërruar jetë pasi i është nënshtruar një ndërhyrje pranë dentistit dhe pasi i është injektuar narkoza vogëlushi sështë ndjer mirë.
Me urgjencë është dërguar në spital dhe aty ka ndërruar jetë.
Prindrit e të miturit kanë bërë kallëzim penal në komisariatin nr.4 në Tiranë. WebLajm mëson se hetimet po ndiqen nga prokuroria ndërsa ende sështë bërë shoqërimi apo ndalim i dentistit të kallëzuar penalisht për mjekim të pakujdesshëm.
Sipas kallëzimit penal, fëmija ka qenë duke u ndjekur tek një klinikë private dentist pranë Rrugë së Kavajës.
Në komunikatën e policisë ende ska një njoftim për vdekjen e të miturit, ndërsa pritet akt espertimi mjekoligjorë për shkakun e vdekjes.
Nga sekuestrimi i kartelës weblajm mëson se fëmija ka qëndruar 5 ditë në koma dhe shkak dyshohet mbidoza e narkozës, por mjeksia ligjore ende ska thënë fjalën e saj.
WebLajm i shpreh ngushëllimet familjes së Brianit, 3 vjeçarit që nuk jeton më.