Manja gjatë vizitës së tij në SHBA është pritur edhe në Departamentin e Shtetit.
Takimin me ndihmës sekretarin e shtetit z.Robinson, ministri Manja e cilëson pritje nga një mik i vjetër i Shqipërisë.
Ministri i Drejtësisë është takuar me Z. Todd D. Robinson, Ndihmës Sekretar i Shtetit për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, ku kanë diskutuar mbi rezultatet e prekshme të reformës në drejtësi, çrrënjosjen e korrupsionit, si dhe rritjen e standardeve të sigurisë në sistemin penitenciar, bënë me dije zyra e shtypit e ministrisë.
Në takim Manja i ka shprehur Robinson mirënjohjen më të thellë për anganzhimin e drejtpërdrejtë dhe intensiv të shërbimeve të Departamentit të Shtetit në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Shumë shpejt do të intensifikojmë bashkëpunimin tonë edhe në drejtim të forcimit të sigurisë në burgje përmes përthithjes së ekspertizës më të mirë amerikane në manaxhimin e risqeve në sistem, shprehet Manja në përfundim të takimit me zv.sekretarin, z.Robinson.
Ministri Ulsi Manja gjatë vizitës në SHBA dhe takimi ms zv.Ndihmës Sekretarin z.Robinson