Pas afro 18 vite karrier në sitetmin e prokurorisë ish numri dy i prokurorisë së Elbasanit, Bledar Mustafaraj ka dhënë dorëheqien.
WebLajm mëson se Mustafaraj ishte duke u përballur me proçesin e vetting ndërsa pyetjet e bëra nga KPK dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kanë bërë që prokurori të dorëhiqet.
Kërkesën për tu larguar nga sistemi ai e ka paraqitur pranë këshillit të lartë të prokurorisë javën e shkaur ndërsa tani KPK prite të dalë me vendim për përjashtimin e tij për 15 vite nga sistemi drejtësisë.
Më herët Bledar Mudtafaraj aplikoi edhe për drejtor pranë ministrisë së drejtësisë, kërkesë e shqyrtuar më herët nga KLP e cila nuk gjeti shkelje dhe këtë post ai e mbante prej disa kohësh.
“Këshilli i Lartë i Prokurorisë, mbështetur në nenet 53 dhe 54 të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, më Vendimin nr.294, datë 17.12.2020 ka miratuar hapjen e procedurës për paraqitjen e kërkesës nga kandidaturat që vijnë nga radhët e prokurorëve, për t’u komanduar, me pëlqimin e tyre, për: • Përgjegjës i Sektorit të së Drejtës Penale në Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit, në Ministrine e Drejtësisë. Afati i paraqitjes së kërkesave për komandim u përcaktua 2 (dy) javë nga dita e shpalljes së vendimit në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Brenda afatit të caktuar për paraqitjen e kërkesave për komandim, pranë Këshillit të Lartë i Prokurorisë kanë paraqitur kërkesë 2 (dy) prokurorë. Në datë 28.12.2020 pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë është protokolluar kërkesa e prokurorit Bledar Mustafaraj, i cili ushtron funksionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, dhe ka shfaqur vullnetin për t’u komanduar në pozicionin e Përgjegjësit të Sektorit të së Drejtës Penale në Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit, në Ministrine e Drejtësisë. Në zbatim të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, bazuar në nenin 54/4 Komisioni për Zhvillimin e Karrierës përgatit një projekt-opinion për çdo kandidat dhe vlerëson nëse komandimi është apo jo në përputhje me interesat e larta të prokurorisë ku kandidati ushtron funksionin”.