Video e plotë e komunikimit se si dy shitëset nxjerrin jashtë grabitësin tek dyqani One.
Pas kësaj ai është larguar ndërsa dyshohet se është i njëjti autor që mbrëmjen e djeshme grabiti dyqanin e Vodafone në rrugën M.Shyri.
Njoftimi policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 11.10.2023, rreth orës 21:00, në rrugën “Konferenca e Pezës”, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me bluze të kuqe dhe me kapele, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje pistoletë çakmak, ka tentuar të vjedhë në një dyqan dhe më pas është larguar.
Ky shtetas dyshohet se është i njëjti autor i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Myslym Shyri”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.