Është krijuar dhe funksionon për të adminstruar asetet e sekuestruara dhe konfiskuara botës së krimit, por në pesë vite agjencisë që menaxhon këto asete rezulton se i mungojnë plotë 24 automjete për të cilat gjykata ka vendosur kalimin e tyre nga krimi në favor të shtetit.
Ndërsa 5 milion lekë të dhëna shoqërisë civile apo fondacioneve për të mbështetur familjet e policëve të rënë detyrë dhe vrarë nga krimi, janë shpërdoruar dhe nuk është respektuar ligjit për financimet. Po ashtu kjo agjenci rezulton se nuk ka një regjistër të proanve, i jep ato me qira më të ulta se tregu dhe nuk vjel të ardhurat duke lënë pronat të amortizohen.
Janë këto gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit në auditin e realizuar pranë Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK)
WebLajm ka siguruar një kopje të auditit ku thuhet se “Si konkluzion, administrimi i pasurive të luajtshme për periudhën 2017-2022 ka rritur koston e administrimit, duke ndikuar negativisht dhe në buxhetin e shtetit, krahas mungesës së efektivititetit në luftën kundër krimit të organizuar. Nga auditimi i të dhënave të vëna në dispozicion nga përgjegjësi i sektorit të marrëdhënieve me institucionet, çështjeve juridike dhe provave materiale të AAPSK-së, gjendja e automjeteve të marra në dorëzim nga administratorët deri më datë 31.12.2022 rezulton si vijon: 23 automjete të konfiskuara dhe 80 automjete të sekuestruara. Ndërkohë, sipas përgjegjësit të magazinës gjendja e automjeteve deri më datë 31.12.2022 rezulton: 79 automjete të sekuestruara/konfiskuara të magazinuara. Pra, 24 automjete nuk rezultojnë të jenë dorëzuar nga administratorët në ambientet magazinuese të AAPSK-së, në kundërshtim me pikën 1, të nenit 20, të ligjit 34/2014, i ndryshuar dhe pikën 7, të nenit 14, të Rregullores së Brendshme të AAPSK.
FOTO Raporti KLSH
Një tjetër shkelje e rëndë e konstatuar nga audituesit e KLSH tek ky institucion publik është edhe diferenca e madhe në shpenzime dhe të ardhura.
Edhe pse ka një diferencë të lartë, asgjë se ka ndaluar Agjencinë e Aseteve të Sekuestruara e Konfiskuara të sponsorizojë aktivitete dhe fondacione apo OJF të cilat jo vetëm skanë respektuar kontratën thotë KLSH por kanë abuzuar edhe me fondet. Ky institucion ka krijuar edhe një kosto ekonomike në buxhetin e shtetit mes diferencës shpenzime të ardhura.
“Nga auditimi mbi të ardhurat/shpenzimet e veprimtarisë dhe me burim buxhetin e shtetit të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara u konstatua se: Nisur nga testimet e KLSH-së mbi raportimet e AAPSK-së, të ardhurat nga administrimi i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara (pa të ardhurat nga buxheti i shtetit) janë konsiderueshëm më të ulëta se shpenzimet, konkretisht: për periudhën objekt auditimi të ardhurat nga administrimi i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara rezultojnë 177,358 mijë lekë ndërsa shpenzimet në vlerën 298,044 mijë lekë. Si rrjedhojë diferenca prej 120,686 mijë lekë rezulton kosto për buxhetin e shtetit”.
Shkelja bëhet edhe më flagrante kur paratë e financuara me të ardhurat e pasurive nga bota e krimit, financim për familjet e policëve të rënë në krye të detyrës sipas KLSH janë dhënë në shkelje të ligjit dhe ndaj Fondacionit përfitues nuk ka patur kontroll dhe as auditim për pasqyra financiare, pagim të siguriemve apo tatimeve.
Nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, për periudhën objekt auditimi, rezulton se janë financuar 10 projekte me vlerë prej 93,403,412 lekë, nga të cilat u audituan 4 projekte në vlerën 12,960,000 lekë. Nga auditimi mbi procedurat, afatet dhe raportimin për projektet e financuara nga Fondi i Posaçëm me Vendim të Komitetit Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar (KNMKKO) konstatohet se: faqe 136-143 E lartë Nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara: -Të kërkohet në rrugë ligjore, duke ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme administrative, si edhe të gjitha shkallët e gjykimit, arkëtimi i vlerës prej 1,140,000 lekë, nga Fondacioni “A.” (C..I)” për shkeljet e konstatuara në kontratën nr. 7 -KNMKKO, sipas Vendimit nr. 11, datë 27.01.2021, ka vendosur të financoj nga Fondi i Posaçëm subjektin Fondacioni A. “C.” në shumën e 2,280,000 lekë, për projektin “Rehabilitimi dhe fuqizimi social i viktimave të trafikimit përmes integrimit dhe punësimit”. Midis AAPSK[1]së dhe Fondacionit “A. (C.) është lidhur kontrata nr. 682, datë 26.02.2021. Nëpërmjet Urdhër Pagesës së kryer nga AAPSK në datë 22.04.2021, subjekti përfitues ka marrë pagesën paraprake prej 50% të fondit që është 1,140,000 lekë. Rezulton se nga ana e fondacionit, në datë 25.06.2021, për realizimin e projektit është lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën “P.”, në kundërshtim me nenin 9. Pavarësisht se ky fakt është evidentuar nga ana e komisionit të verifikimit me relacionin nr. 3091 prot., datë 10.11.2021, AAPSK nuk ka marrë asnjë masë të mëtejshme për kthimin në buxhet të shumës së nënkontraktuar, veprim ky në kundërshtim me pikën 16 dhe 17 të kontratës. –
KNMKKO, sipas Vendimit nr. 06 datë 27.01.2021, ka vendosur të financoj nga Fondi i Posaçëm fondacionin “G.” në shumën 5,000,000 lekë, për projektin “Për rehabilitimin e familjeve të efektivave të rënë në detyrë”. Midis AAPSK së dhe subjektit “G.” është lidhur kontrata nr. 679 datë 26.02.2021. Nga auditimi i dokumentacionit të dorëzuar nga ky fondacion në lidhje me këtë projekt rezulton se nuk janë paraqitur kopje të pasqyrave financiare të tre viteve të fundit, të audituara dhe të depozituara në organet tatimore dhe dokumenti që vërteton se subjekti aplikues ka paguar rregullisht sigurimet shoqërore për stafin e punësuar, në kundërshtim me kërkesat e Udhëzimit nr. 374, datë 18.11.2020 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për financimin e projekteve nga fondi i posaçëm për parandalimin e kriminalitetit” pika 9. Nga auditimi i zbatimit të Kontratës nr. 679 datë 26.02.2021, rezulton se Fondacioni “G.” nuk ka zbatuar detyrimin e raportimit financiar dhe përshkrues për shumën prej 2,500,000 lekë, në kundërshtim me kërkesat e Udhëzimit nr. 374, datë 18.11.2020 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për financimin e projekteve nga fondi i posaçëm për parandalimin e kriminalitetit” pika 18 dhe19. Nga auditimi i urdhër pagesave rezulton se AAPSK ka derdhur në llogari të Fondacionit “G.” shumën prej 5,000,000 lekë, në kundërshtim me nenin 4 të kontratës që citon: Pjesa prej 40% e fondit të posaçëm do të financohet pas miratimit të raporti afatmesëm (që përkon me gjysmën e periudhës së zbatimit të Projektit) dhe pjesa e mbetur prej 10% jo më vonë se 15 ditë pas miratimit të raportit final”. Për pjesën prej 50% të financimit, subjekti përfitues nuk ka përcjellë asnjë raportim financiar dhe përshkrues dhe nga AAPSK, në vijim nuk është marrë asnjë masë për kthimin në buxhet të vlerës prej 2,500,000 lekë, veprim ky në kundërshtim me nenin 16 dhe 17 të kontratës. 682, datë 26.02.2021 për projektin “Rehabilitimi dhe fuqizimi social i viktimave të trafikimit përmes integrimit dhe punësimit”. -Të ndiqet në të gjitha shkallët e gjykimit, arkëtimi i vlerës prej 2,500,000 lekë, nga Fondacioni “G.” për shkeljet e konstatuara në kontratën nr. 679, datë 26.02.2021 për projektin “Për rehabilitimin e familjeve të efektivave të rënë në detyrë”
Për këto e një sërë shkeljesh të tjera Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkon Ministrit të Brendshëm z.Taulant Balla në vartësin e të cilit është kjo agjenci të ndërhyjë duke Shkarkuar nga detyra adminsitratorët dhe larguar nga shërbimi civil kryeadministratorin.
MASA DISIPLINORE D.1 PËR PUNONJËSIT NË MARRËDHËNIE PUNE
“Largim nga shërbimi civil” 1. Z. A.K., me detyrë Kryeadministrator për: -Mospërmbushje të rëndë të detyrave, pasi në drejtimin dhe organizimin e veprimtarisë së Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara nuk ka arritur të zbatojë detyrimet dhe kompetencat ligjore, e rezultuar kjo në mangësitë e theksuara në mbikëqyrjen dhe kontrollin e veprimtarisë që kryhet për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. II. Mbështetur në nenin 15 shkronja (c), të ligjit nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”; në nenin 11, kreu IV dhe nenit 37 të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; Rregulloren e Brendshme të AAPSK (Masat Disiplinore), si dhe në kontratën individuale të punës, i rekomandojmë Kryeadministratorit të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, që bazuar në shkeljet e konstatuara në Raportin Përfundimtar të Auditimit, të fillojë procedurat ligjore për dhënien e masave disiplinore si vijon: a) “vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra”, për 5 (pesë) punonjës.