Ekskluzive/ Spak i sekuestron 5512 m2 truall Artan Gaçit bashkëshortit të ish Ministres Olta Xhaçka. WebLajm mëson ekskluzivisht, pas një kërkese për informacion drejtuar Spak, se sekuestro preventive është vendosur pasi po hetohet për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi.
Kjo sipërfaqe rezulton të jetë një pjesë e tokës me të cilën z.Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik pak kohë më parë në Gjilekë të Himarës.
Gjykata ka vlersuar provat e Spak dhe ka miratuar kërkesën për sekuestro preventive, e cila është ekzekutuar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Nga praktika e sekuestruar nga Spak rezulton se Artan Gaçi këtë sipërfaqe toke e ka blerë, ndërsa origjina e saj është e falsifikuar.
Gaçi pak javë më parë u pyet nga Spak pikërisht për këtë praktikë, ndërsa weblajm mëson se hetimet janë të hapura dhe të tjera veprime për verifikim pasurish po kryhen.
Ky hetim i Spak ka nisur pas kallëzimit penal të bërë nga Kryebashkiaku i arrestuar i Himarës Dhionis Fredi Belerit.
Kallëzimi Penal depozituar në SPAK
Pas publikimit të këtij lajmi ka reaguar edhe ish ministrja Xhaçka
Nje kusar me damkë dhe shpifës me nam si Sali Berisha nuk mund t’i bëjë askujt moral.
Bashkëshorti im nuk ka marrë asnjë metër katror tokë nga shteti për investimin e tij privat dhe vënia nën sekuestro preventive prej disa javësh e nje pjese te kantierit të investimit, për të hetuar origjinën e një prone private qysh nga viti 1994 është pjesë e një procesi që unë as e dyshoj në qëllim, as e komentoj në meritë.
SPAK-u të bëjë punën e vet i papenguar nga askush, ndërsa Sali Berisha le të vazhdojë të lehë për të tërhequr vëmendjen nga pantallonat e rëna deri në fund! shkruan Xhaçka në facebook