WebLajm siguron dosjen e plotë të Kepit të Redonit i cili çoi në pranga 8 persona dhe një të shpallur në kërkim.
Dy ditë pas ngjarjes ka qarkulluar informacion për një marrëveshje mes ish deputetit Mark Frroku dhe Kishës, por e vërteta është se kjo kontratë është mes Markut dhe Provincës Françeskane Shqiptare me Seli në Shkodër.
Dëshmija e plotë e Mark Frrokut ” jam pronar i kompanisë AML Grup” me qendër në Tiranë dhe merrem me ndertime dhe me aktivitete të tjera në fushën e biznesit. Para 10 ditësh jam kontraktuar nga prifti I Bajzës Shkodër dhe më ka kërkuar të bëjë një rrethim në pronën e kishës, kam nënshkruar një kontratë me kishën Françeskane. Sapo filluan punimet , u largova për të drekuar me shtetasin A. Lazari, në restorant kanë ardhur edhe shtetasit P.Doda dhe M.Lazari dhe isha duke ngrënë drekë.
Më ka telefonuar shtetasi S. Dedndreaj i cili është avokat dhe më tha që disa persona po heqin shtyllat e hekurit të vendosura nga puntorët e tu. Kam shkuar atje dhe jam afruar pranë një personi me kominoshe që nuk e njihja, i kam thënë se përse prishni punën e berë nga ne. Ky person tentoi të më godas me grusht, u shmanga, se njoh kam fiksuar ishte me kominoshe. Kam parë të gjakosur M.Lazrin dhe N. Sokolin ishin të shtrirë përtokë.
Policia e Durrësit që ka kryer hetimet paraprake të cilat tani i udhëheq prokuroria, ka sekuestruar edhe pamjet filmime të hyrjes ku ndodhet trau. Këto pamje po ekzaminohem dhe pritet ti shtohen provave të dorëzuara në gjykatë për masën e sigurisë., e cila do të mbahet të mërkurën në Durrës.
Policia thotë se Frroku ska dhënë shpjegime për shtetasin Besnik Toma dhe i pyetur për të shtënat me armë, ka sqaruar se ka dëgjuar vetëm zhurmën që vinte nga turma.
Për ngjarjen e ndodhur të dilën ka reaguar edhe vetë pronarja me letra që në 2008 e sipërfaqes ku kryheshin punime, Provinca Françeskane.
Ata thonë se “kanë fituar pronësinë në territorin e Kepit të Rodonit me vendim dhe nuk ka pasur asnjë konflikt me asnjë shtetas”.
Ndërsa një nga banorët që po ashtu pretendon pronësinë me letra të rregullta të tokës, identifikuar nga policia si shtetasi Erjan Reka thotë se ata kanë shkulur shtyllat dhe kanë dalë në anën tjetër të pronës me të tjerë banorë të fshatit Shetaj. Reka i ka thënë hetuesve se një shtetas me emrin Mark që ai shihte për herë të parë ka qëlluar njërin prej tyre dhe i ka ofenduar me sharje nga familja. Pas konfliktit një nga të Kishës thotë Reka ka qëlluar me armë në ajër dbe të gjithë janë shpërndarë.
Shënim Ky shkrim është pronë e WebLajm, mos e kopjo pa cituar dhe referuar burimin e lajmit! Bëhu gazetar Jo Hajdut!