Policia ka arrestuar 21 vjeçarin Jorgaq Thëngjilli i cili me veturën e tij shtypi dy persona në tortuar pas kryeministrisë. Ky shofer rezulton i ndëshkaur për shpejtësi tej normave dhe për shkelje të kodit rrugorë disa herë. Asgjë se ka ndalur të riun deri sa mesditën e të dielës gjymtoi dy kalimtar në trotuar, pas kryeministrisë tek kryqëzimi radio televizionit shqiptar. WebLajm sjell pamjet ku të aksidentuarit transportohen me barrela.
Tiranë
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin J. Th., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Ky shtetas, ditën e sotme, në rrugën “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dyshohet për shkak të shpejtësisë mbi normat e lejuara, dhe ka aksidentuar shtetasit D. K., dhe K. D., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit i është nënshtuar testit me “Drager” dhe “AquilaScan” dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike, apo lëndë narkotike.
Ky shtetas është ndëshkuar më përpara për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla viziton vajzën e aksidentuar pranë Kryeministrisë në spitalin e Traumës
Ministri i Brendshëm Taulant Balla vizitoi sot në spital, qytetaren e aksidentuar një ditë më parë në Tiranë nga një automjet, që lëvizte me shpejtësi, i drejtuar nga një shtetas me shkelje të përsëritura të rregullave të qarkullimit rrugor.
Ministri Balla shoqërohej gjatë kësaj vizite nga drejtues e punonjës policie të Qarkullimit Rrugor, të cilët i uruan shërim të shpejtë, duke i dhuruar edhe një tufë me lule vajzës së aksidentuar.
Ministri u shpreh se “vajzat dhe djemtë e Policisë Rrugore të Tiranës nuk u gjendën dot që ta parandalonin këtë, por sigurisht janë këtu sot bashkë, për të të uruar të shkuara dhe shërim të shpejtë!“
Gjatë takimit me mjekët dhe kirurgët e spitalit, Balla mori një informacion të hollësishëm rreth gjendjes së vajzës.
Ndërkaq Policia e Shtetit ka njoftuar se ka vënë në arrest autorin e ngjarjes, i cili nga të dhënat rezulton përsëritës i shpeshtë i shkeljeve të rregullave të qarkullimit, duke ecur me shpejtësi edhe në zonat e banuara.