Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka dalë me vendim për padinë e familjarëve të Gërdecit.
Teksa kjo çështje ndodhet në gjykatën e posaçme me kërkesë të Spak, strazburgu thotë se ndër vite ka patur shkelje.
Sipas vendimit të Strazburgut familjarët e viktimave do duhej të ishin bërë pjesë e proçesit që prej fillimit, ndërsa hetimi për ish ministrin Fatmir Mediu është zvarritur.
Ky vendim i Strazburgut pritet të bëhet pjesë e proçesit në Gjkko si provë e re.
Me kërkes të Spak ish Ministri Fatmir Mediu është marrë i pandehur dhe kjo çështje ndiqet nga prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja.
Po ashtu gjyjata ka vendosur që familja Durda të kompensohet me 30 mijë euro.