Ne fillim te vitit te kaluar, kur Anglia po kerkonte nje vend per te shkarkuar emigrantet, ne mediat britanike rrodhi nje lajm se dy alternativat e mundshme ishin Shqiperia ose Ruanda. Ne fund u zgjodh Ruanda.
Tani ka lindur problemi i emigranteve te Italise dhe serish del ne skene Shqiperia. Rastesi? Hic o hic. Fare.
Shqiperia veteofrohet. Ne fakt nuk veteofrohet Shqiperia, por veteofrohet kryeministri i Shqiperise. Ate qe kryeministrat e tjere, edhe ata te vendeve te korruptuara si puna jone, nuk guxojne ta cojne neper mend, kryeministri yne e ben fakt te kryer.
Problemi ketu eshte me i madh se sa thjesht emigrantet. Shqiperia eshte zyrtarisht nje ciflig-shtet, qe administrohet si prone private. Ka thene Beu keshtu dhe kjo nuk diskutohet me.
Kur brenda fisit lind ndonje fije e zbehte rezistence, atehere vihet ne pune propaganda per ta shuar. Tani po thone qe kush e kundershton marrjen e emigranteve duhet te kete turp se ky eshte nje akt i madh humanizmi.
Qe qeveria jone ka dhene prova te medha humanizmi, kete nuk e ve ne dyshim askush. Mjafton te kujtohet ai rasti kur i cuam Qazimin, qe punonte tek karburanti i Cetit ne Vore, si mjek Covidi Italise. E megjithate ketu nuk ka fare humanizem. Por eshte e kunderta.
Ky eshte mirefilltazi nje puc qe u behet atyre emigranteve. Ata nuk jane nisur per ne Shqiperi. Dhe tek ky vendi human ketu nuk do te vinin kurre, pavaresisht shpirtgjeresise se qeverise dhe humanizmit te madh te Agait. Kurre. Por Shqiperia po u behet muri qe u bllokon sakrificen.
Kushtet dhe numrat e marreveshjes nuk kane rendesi fare. Ashtu si nuk kane rendesi as premtimet qe emigrantet do te transferohen serish. Aq sa u transferuan afganet dhe muxhaedinet. Andi Bejtja e thoshte mire sot. Beu ka vendosur qe per arsye kombetare humanizmi dhe private perfitimi, Shqiperia here pas here te behet dhe hale. Por mos u merzisni hic. Se propaganda do te na thote qe nuk eshte arome m*ti, por parfum humanizmi.
Nga Klodian Tomorri