Pa u mbushur 1 javë kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli është paraqitue dy herë në Spak.
Për mediat ai ka thënë se ka ardhur të dorëzojë dokumente, ndërsa weblajm mëson se janë materialet e tenderave të kërkuar nga Spak mes tyre dhe praktikat post tërmetit.
Suli është tashmë në hetim për 3 vepra penale, ndërsa ky hetim ndiqet nga prokurori Elvin Gogaj.
Në fillim javë Suli u pyet për proçedurat e tenderimit për rindërtimin dhe kompensimeve financiare ds 1 ds 2 ds 3 ds 4 ds 5, ndërsa ai ka kërkuar kohë të përgatis përgjigjet për spak.
WebLajm mëson se Suli do të rithirret nga Spak dhe pritet që ndaj tij të ketë një seancë të gjatë pyetjesh.
Rakip Suli duke hyrë në SPAK
Comments 2