Në kërkim nga 10 shtete europiane dhe shqipëria, arrestohet në vilën luksoze në Turqi, Dritan Gramos Rexhepi.
Rexhepi mbante një pasaportë Kolumbiane me emrin Benjami Omar Perez Gracia.
WebLajm sjell pamjet e arrestimit nga forcat speciale turke.
Rexhepi kërkohet edhe nga Spak për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në Kamëz.
Ky arrestim ka sjellë edhe një reagim nga Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, njoftoi se kreu i organizatës së drogës “Kompania Bello”, Dritan Rexhepi, është arrestuar në operacionin e emëruar “Kartel” në Stamboll.
Për arrestimin e Rexhepit ka reaguar edhe Ministri Balla duke thënë se forca e ligjit so godasë mbi këdo.
🇦🇱 Forca e ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund. Arrestimi i personit më të kërkuar nga drejtësia shqiptare Dritan Rexhepi, falë bashkëpunimit të shkëlqyer të një sërë agjencish ligjzbatuese nga disa vende partnere, është një rezultat i rëndësishëm. Ditën e hënë do të takohem në Lion me drejtuesit më të lartë të Interpol për ta çuar në një nivel tjetër goditjen e krimit të organizuar.