Policia e Shtetit ka nisur operacionin kombëtarë “sundimi i ligjit” ndërsa në terren janë kapur 25 persona të kërkuar në vend dhë ndërkombëtarisht.
Ky aksion udhëhiqet nga Renea dhe repartet speciale, ndërsa janë sekuestruar armë, municone, para dhe asete të botës së krimit.
WebLajm zbardh emrat e disa prej të arrestuarve nga Policia:
Qarku Tiranë/Shtetasit në kërkim: Fatmir Hoxha, Qazim Musteqja, Blerim Kullaj, Serxho (Jetmir) Dosku, Emilton Pjetri dhe Trazhgim Maçi
Shtetasit e arrestuar në flagrancë: Rubin Gjeta dhe Erjol Hajdari
Qarku Dibër/Shtetasi në kërkim ndërkombëtar: Mergim Lazri.
Shtetasit në kërkim kombëtar: Elson Gjoka dhe Edison Shehu.
Qarku Durrës/Shtetasit e shpallur në kërkim kombëtar: Arber Denizi, Shpëtim Sharra
Qarku Fier/Shtetasi i arrestuar në flagrancë: Markos Berberaj
Qarku Shkodër: Shtetasi në kërkim: Kristian Fermosi.
Qarku Berat: Shtetasi në kërkim: Andjon Matarangasi
Pamjet e Aksionit
Policia e Shtetit i ka dhënë udhë sot në orën 04.00 Operacionit Kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri dhe të atyre që mbajnë në banesë armë, municion ose lëndë narkotike.
Në orët e para të këtij operacioni u përfshinë 1852 punonjës policie, nga Forca e Sigurisë Kombëtare, Reparti Special “RENEA”, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe strukturat e drejtorive vendore të Policisë.
⭕️ Deri në orën 12.00 janë arrestuar 20 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për vepra të rënda penale.
⭕️ Deri në orën 12.00 janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas, për armëmbajtje dhe posedim lëndësh narkotike.
⭕️Deri në orën 12.00 janë sekuestruar 9 armë dhe sasi të konsiderueshme municion luftarak.
⭕️ Deri në orën 12.00 janë sekuestruar sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe kokaine, si dhe shuma parash në lekë dhe në euro, të përfituara nga veprimtaritë kriminale.
Prova e parë e Forcës së Sigurisë Kombëtare po ecën me sukses, ndërsa ky Operacion sapo ka filluar dhe po vijon intensivisht.