Pak javë më parë Ardi Veliu u largua nga posti i kreut të Mbikqyrjes Policore, ndërsa i pyetur nga media ai fillimisht e mohoi duke deklaruar se lajmet për dorëheqie ishin të pavërteta.
Tashmë gjithçka është zyrtarë, ai u largua dhe gara ka njohur emrat e 26 pretendetëve të cilët mes tyre kanë dorëzuar dokumentat për të marrë postin e AMP-s (Agjencisë së Mbikqyrjes Policore).
WebLajm sjell një listë të 26 garuesve, mes tyre janë:
1. Indrit Hitaj, 2. Florian Sulejmani, 3. Alm Katragjini, 4. Durim Sota, 5. Melton Bllakaj
6. Denis Vasia, 7. Hergis Jica, 8. Xhavit Shala, 9. Gentjan Shehaj, 10. Luan Mema,
11. Behar Gançi, 12. Sami Rasha, 13. Dritan Osmani, 14. Kristaq Dashi, 15. Ardian Marku
16. Artur Beu, 17. Fatjon Malaj, 18. Kreshnik Koka, 19. Gëzim Cenaj, 20. Ibrahim Disha
21. Pal Shkëmbi, 22. Nikolin Kola, 23. Medi Kuçi, 24. Ramadan Çaço, 25. Olgerta Ndoja
26. Robert Sevaj
Edhe pse në këtë listë nuk mungojnë emrat me peshë e karrierë në rradhën e uniformave blu e të çertifikuar nga strukturat ndërkombëtare e partnerët nga Italian, Amerikan, Gjerman, e më gjerë. Kjo garë duket se e ka një të privilegjuar. Ai është nr dy i cili sëshpejti do të bëhet ndoshta kreu i ri i AMP-s z.Florian Sulejmani.
Po përse erdhi nevoja për largimin e Veliut, hapjen e garës dhe zgjedhjen e një emri të ri?
Ndër shumë arsye, burime për WebLajm bënë me dije se kryesorja lidhet me skandalin e dekriptimit të telefonave nga prokuroritë Franceze e Belge në të cilat ka një numër të lartë policësh, oficerësh e zyrtarësh policie të përfshirë. Lajm të cilin portali ynë e publikoi i pari.
Drejtori i përgjithshëm i policisë Muhamet Rumbullaku që është vënë në dijeni për këtë fakt, ka kërkuar dorëheqjen e një pjese të tyre prej javësh, por kjo gjë ende nuk ka ndodhur. Nuk dihet se pse kryepolici nuk ka mbajtur premtimin e bërë se “Do t’i arrestonte vetë në zyrë nëse ata nuk dorëhiqeshin”.
Në dijeni tëpërfshirjes së efektivëve të policisë në komunikime me botën e krimit nëpërmjet SkyEcc, aktivitet të paligjshëm apo përfitime financiare janë drejtuesit e SPAK e mbi 6 Prokurorë të cilët aktualisht kanë sëpaku nga 50 kode SkyEcc në hetime intensive të hapura dhe në mbledhje provash. Po ashtu në dijeni të këtyre fakteve ishte edhe ish kreu i AMP-s dikur ish kryepolici Ardi Veliu. Po përse u largua Veliu në këtë moment? Sepse po bashkëpunonte me SPAK apo po e pengonte atë, këtë përgjigje mund ta jap vetë z.Veliu, ose koha do ta tregojë nëse kishte të tjerë faktorë që detyruan atë të shkruaj një letër të dytë dorëheqie miratur më pas nga Ministri Balla.
Gara e 26 kandidatëve përkon edhe me listën e afro 20 drejtuesve të policisë së shtetit të cilët pas pak ditësh do të njihen me rezultatet e vetting. Vetting të cilën po e drejtonte Veliu dhe ishte në prag të shpalljes së rezultateve hetimore administrative. Për pasurinë, Karierën, Kontaktet e Papërshtatshme e po aq edhe me rezultatet e uniformave blu.
E teksa AMP kryen vetting ka një tjetër armë të rëndësishme në dorë, siç është çertifikata e sigurisë, pasi ky institucion filtron edhe personalitetine policisëve nëse kanë apo jo devijime dhe dy bota një me krimin një me shërbimin teksa paguhen nga taksat e shqitparëve.
Përgjatë verës Ardi Veliu referoi në prokurorinë e Tiranës një kallëzim për nisjen e hetimeve se kush preku sistemin TIMS, prekje e cila alarmoi deri edhe partnerët ndërkombëtarë duke nisur nga SHBA e cila reagoi nëpërmjet selisë diplomatike në tiranës.
A është ky kallëzim, fakti që detyroi hapjen e një gare për kreun e ri të AMP-s?
Në dy daljet e tij publike në Media në intervistë të zgjeruar Ministri i Brendshëm z.Taulant Balla nuk ka dhënë një shpjegim përse pranoi dorëheqien e Ardi Veliut ndërsa ish Kryepolici apo Rojtari i Policëve në drejtimin e AMP-s po ashtu ka heshtur.
E teksa gara me 26 emra është drejt fundit dhe pritet të lërë jashtë 25 duke përzgjedhur njërin nga ta si drejtues, ajo që mbetet të sqarohet është nëse e gjitha ishte një tymnajë për të krijuar garën e vendosjes së numrit dy në numrin një në AMP apo ishte momenti që diçka ti fshihej publikut dhe fituesit vërtet do bëj më të mirën për policinë?