Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest në burg për Marash Gjoklajn, që akuzohet për ngacmim seksual dhe kanosje. I riu që në rrethana të dyshimta sapo kishte dalë nga burgu për vepër të ngjashme penale, u arrestua këtë fundjavë, pasi u denocua nga një 19 vjeçare me pretendimin se e kishte mgacmuar seksualisht në ambientin e saj të punës. Në të njëjtën ditë, Gjoklaj kishte ngacmuar dhe kanosur me thikë edhe një 20 vjeçare në “Rrugën e Dibrës”.
Para togave të zeza 27-vjeçari deklaroi këtë të hënë se nuk i ka kryer veprimet për të cilat akuzohet. Policia thotë se Gjoklaj ka qenë i dënuar më parë me 4 vite burg për “Mmarrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe aktualisht gëzonte lirinë me kusht. Mbeten ende të paqarta argumentet e gjykatës se mbi çfarë baze i ka dhënë të riut lirinë pavarësisht dënimit për një vepër të rëndë penale. Kjo foto i përket momentit kur 27-vjeçari Marash Gjoklaj ka kryer veprën penale pranë një biznesi në Tiranë këtë fundjavë, për të cilën edhe përfundoi në pranga.