Më 28 Nëntor 1912, firmëtarët e pavarsisë kanë nënshkruar teksin dhe firmat e tyre në një flet fletore shrimi dy fletëshe. WebLajm sjell foton origjinale të kësaj deklarate (dy fletëshe) e cila ekziston në Arkivin Shqiptar në një negativ filmi fotografuar nga “Marubët”. Ky dokument ekskluziv është fotografuar në vitin 1937, në 25 Vjetorin e kremtimit të Pavarsisë.
Ndërsa prej dekadash në publik është shfaqur kopja e deklaratës me një fletë. Ajo sipas Arkivit Shtetëror nuk është origjinalja e 28 Nëntor 1912 pasi është një kopje suvenir e përpunuar nga ish firmëtari Lef Nosi.
Për herë të fundit deklarata fizike e mbajtur nga Lef Nosi është gjurmuar në kasafortën e tij në Bankën e Shqipërisë dhe nga ai moment ska më asnjë gjurmë prej 1945.