Davide Pecorelli arrestohet në Itali pas mandatit të prokurorisë së Pukës, WebLajm mëson se është arrestuar në Perugia.
Në shqipëri inskenoi rrëmbimin, vrasjen e zhdukjen. Por u gjet i gjallë në Itali. Dhunoi varre e kreu disa krime, nisin pdoçedurat e ekstradimit. Rrezikon 8 vite burg.
Ja përse u arrestua Pecorelli
Akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrim” në bashkëpunim, neni 143/3-25 të Kodit Penal, për veprën peanale të “Dhunimi i varreve” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 118-25 i Kodt Penal, për veprën peanale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 301-25 të Kodit Penal, për veprën peanale të “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 151/2-25 i Kodit Penal, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, neni 297 të Kodit Penal.