Me një vendim të pak ditëve më parë qeveria shqiptare ka vendosur të lejojë përdorimin e sallës VIP të Aeroportit “Nënë Tereza” edhe për prokurorët e SPAK, Gjyqtarët e Posaçëm si dhe për zv.Drejtuesit e këtyrë institucioneve. Në listën e të privilegjuarve janë shtuar edhe gjyqtarët e kolegjit të apelimit dhe zv.kryetari i kolegjit të cilët skanë qenë të përfshirë më herët,
Në vednimin e siguruar nga weblajm i cili mban firmën e zv.Kryeministres znj.Belinda Balluku thuhet “VENDIM
Nr. 648, datë 22.11.2023 PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.420, DATË 8.6.2016, TË KËSHILLIT TË
MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E CEREMONIALIT SHTETËROR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË
NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 17, të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
I. Në vendimin nr. 420, datë 8.6.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa: 1. Në kapitullin V, pika 2, “Përdorimi i sallës VIP të aeroportit”, në fund të nënpikës 2.3, shtohen këto autoritete: “… – Zëvendëskryetari dhe gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe rimit të Organizuar; – Zëvendësdrejtuesi dhe prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar; – Krerët e misioneve diplomatike të Republikës së Shqipërisë.”.
2. Në kapitullin VI, pika 1, “Përparësia në Republikën e Shqipërisë”, në rangun II të përparësive, bëhen këto shtesa: a) Pas emërtimit “… Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme…” shtohet “… Zëvendësdrejtuesi I Prokurorisë së Posaçme; …”; b) Pas emërtimit “… Kryetari i Gjykatës së Posaçme …” shtohet “… Zëvendëskryetari I Gjykatës së Posaçme; …”.
II. Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren
Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Belinda Balluku
Aerporti i Tiranës njohur si TIA pjesë e Konçesionit “Kastrati” group ofron edhe terminalin VIP kundrejt pagesave të cilat varjojnë nga 100-150 euro minimum, ndërsa për funksionarët e drejtësisë të shtuar tashmë në listë ky shërbim do të jetë pa pagesë dhe mbuluar nga taksat dhe buxheti i shtetit.