Më 11 nëntor, 19 ditë përpara se muaji nëntor të mbyllej. AMP (agjencia e mbikqyrjes policore) njoftoi se do të dilnin në vetting 9 subjekte.
Kur data sot shënon 1 Dhjetor 2023 vettingu për 9 subjekte jo vetëm su bë me seancë publike por ska asnjë shpjegim zyrtar çfarë do të ndodh.
Jo zyrtarisht weblajm ka mësuar se AMP pas njohjes me emrin e ri drejtues z.Florian Sulejmani, godina e këtij institucioni i është nënshtruar edhe një rikonstruksioni total.
Një ndër shkaqet e vonesave për vetting ëdhtë edhe mungesa e një salle ku trupa e vetting publiku dhe palët të akomodohen.
Ndërsa AMP ndodhet edhe në një situatë “presioni” për shkak se shumë efektiv policie janë në lupën e SPAK si shkelës të ligjit dhe përdorues të aplikacionit SkyEnchro.
Vettingu në Polici – AMP nis në nëntor, seancat e hapura për publikun
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vijon me përparësi punën për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar të subjekteve të përcaktuar nga ligji nr. 12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, të ndryshuar.
Pas hedhjes së dy shorteve të para mbi ndarjen e trupave vlerësuese, caktimin e anëtarit zëvendësues dhe anëtarit relator, si edhe shortimin për subjektet e vlerësimit, Trupat e Vlerësimit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore janë drejt përfundimit të dosjeve përkatëse në të treja shtyllat e vlerësimit për 9 subjekte.
Përgjatë muajit nëntor 2023, do të mbahen seancat e hapura në prani të medias dhe publikut.
MB dhe AMP siguron median dhe publikun se procesi i Vetingut vijon në mënyrë të pandërprerë, në zbatim të plotë të afateve të përcaktuara në ligj dhe në përmbushje të pritshmërive të publikut për institucione me integritet të lartë në shërbim të qytetarëve.