Përplasja e një makine me motorr në Belsh i ka shkaktuar vdekjen shtetasit Saimir Tafani.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe parakalimo gabaur.
Viktimë e aksidentit ka mbetur drejtuesi motorrit, ndërsa shoferi makinës është ndaluar nga policia.
“Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Cërrik-Belsh”, automjeti me drejtues shtetasin B. C., 49 vjeç, banues në Belsh ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin S. T., rreth 40 vjeç, banues në Belsh. Si pasojë e aksidentit, shtetasi S. T., ka humbur jetën në vendngjarje”, njofton policia.