WebLajm mëson ekskluzivisht se prej dy javë kërkime intensive në Ministrinë e Drejtësisë nuk gjindet dosja personale e Përmabruesit Privat, z.Tedi Malaveci. Dosja e tij për herë të fundit rezulton se është edituar kur ai u rizgjodh kreu i Dhomës së Përmbaruesve Privat. Kërkimet për dosjen e Malavecit pranë arkivit të Ministrisë së Drejtësisë siç bëjnë me dije burime për WebLajm kanë nisur pas kërkesave të disa institucioneve shtetërore.
Mes instituvioneve që ka kërkuar një kopje të dosjes së Kreut të Përmbaruesve rezulton edhe Institucione qeveritare e po ashtu edhe Prokuroria e Tiranës. Në dosjen personale të çdo përmbaruesi është edhe formulari vetëdeklarimit për të shkuarën apo problemet ligjore që mund të kenë patur brenda apo jashtë vëndit. Prej disa ditësh në media janë publikuar të dhëna se Kreu i Përmbaruesve Privat z.Tedi Malaveci ka fshehur një arrestim të tij në shtetin e Hollandës, ndërsa kjo ende nuk dihet nqs është e vërtet apo jo.
Në prokurori ndaj tij është regjistruar edhe një kallëzim penal bërë nga Fatos Alimadhi pranë SPAK, ËebLajm sjell një kopje të këtij kallëzimi ku Alimadhi kërkon: PËRFUNDIMISHT:
Për gjithë sa më siper referuam, arsyetuam dhe argumentuam, duke vlerësuar se ky kallzim hyn në kompetencën funksionale të kësaj prokurorie dhe subjekti i kallzuar hyn po në kompetencën funskionale të kësaj prokurorie duke qenë funskionar i lartë publik në kuptim të ligjit, vlerësojmë se duhet të regjistrohet proçedimi penal dhe të kryen veprimet hetimore, ndër to veprimi hetimor më i rëndësishëm është dërgimi i letër porosisë nëpërmjet institucioneve ligjzbatuese pranë shtetit të Hollandës duke kërkuar informacion për vendimin e dënimit nga Gjykata e Qarkut në Utrecht, vendim të cilin e gjeni bashkëlidhur.
Kopje e Kallëzimit bërë nga Fatos Alimadhi dhe faktet e renditura prej tij!