Legjislacioni Urbanistik në Shqipëri përtej problemeve, nuk ka shumë vend për akrobaci!
Ai që nuk e respekton ligjin ndëshkohet. Pra nëse merr një leje, duhet ta respektosh.
Leja ka kondicione urbane. Volum, Hapsira, Pozicionim, etj etj. E mes shumë aspekyeve të një leje janë edhe: Afatet si dhe Imazhi, Pamja si do jetë objekti x apo y!
Ligji kurrë nuk ka se si një objekt me apo pa leje, kur nuk mbaron, kur është i shëmtuar e kuron Bashkia apo Pushteti Lokal, duke e veshur me imazh të rremë sa për sy e faqe.
Por edhe pse ligji detyron masë ndëshkuese për shkelsin e afateve të punimeve apo për mos respektim imazhi fasade, në Zonjën e Randë Shkodër ka ndodhur ajo që nuk mendohej!
Bashkia është angazhuar në mbulimin me baner të një pamje të shëmtuar të një objekti privat, i cili në vend të ndëshkohet, të detyrohet të përfundojë apo nëse është pa leje të prishet!
Në Shkodër, ky objekt me pamje të “shëmtuar” Privilegjohet duke i mbuluar “diellin me shosh”.
Në pak sekonda Kryebashkiaku Benet Beci i ka sygjeruar publikut të shoh një video se si ai ndryshon pamjen e një objekti dy katësh në një fasad moderne me ngjyra.
Aq sa të krijohet ideja që objekti ka respektuar kondicionet urbane e për më tepër deri në detaje në ngjyra fasade, dritare e deri në mbulesat e dritareve me vetrata.
Postimi Benet Beci në FB
Një sqarim!
Shkodra për mua është një qytet që unë e Vlersoj shumë. Prej studimeve të Babit tim, prej qytetarisë që kemi njohur atje e prej miqësive që smund ti fsheh.
Ndër shpesh vizita të mia në Shkodër, më kish rënë në sy edhe një vepër arti nga e kaluara. Një sahat mbi pallat sa gjenial aq edhe sipas kohës. Këtë foto vendosa një ditë t’ia nis Kryebashkiakut Beci. Tani mqs ju z.Beci i kushtonkeni kaq rëndësi pamjes, po kjo orë e ndryshkur se prish imazhin?
Ky objekt, mendoj unik në Shqipëri, ndodhet diku për në lagjen Rus në Shkodër. Uroj të jetë rregulluar, komunikimi nga ana e z.Beci ishte (heshtje).
Aq më tepër që ky sahat është pronë publike dhe jo fasad e një individi privat!