Pasditja u ngrys hareshëm. Unë ëndërrova për disa orë. Do aplikoj për kryeredaktor apo drejtor tek “Policia TV”. Po ja që ëndrra janë, dalin edhe sdalin.
Shpejt e shpejt, gati me një frymë të aplikoja. Ja befta ndër të parët. Sepse këta edhe garat shpesh i bëjnë fiktive, helbete ke policia sdo guxojnë të bëjnë hile. Atje gjeta edhe disa kolltukofag e terrensa me letra në duar, kërkonin Ministrin për ti hyr mik!
Eksperiencën, Punët, Cv dhe trokita tek Ministria e Brendshme edhe unë, tek Tao siç preferojnë ti thonë shumica ose tek Taulant Balla, ai që e nisi nga Librazhdi si unë dikur nga Belshi.
Të nderuar, është gjë redaksia e Policia Tv këtu? Jo o zotri shko tek drejtoria se ne sdimë gjë. Po Ministri? Po jo ku ai rri në terren, në zyrë e gjen rradhë! Heu sa punon dhe ky!!!
Nga aty tek drejtoria, aty laj thaj që nga Koha e Artan Didit redaksia dhe Policia TV është Gent Mullai. Kush ndjek sektorin e di mirë se ça ai përfaqëson e si punon.
Kam ardhur të konkuroj e nderuar polici, po hapni TV?
Po ik o Arsen pse tallesh ç’farë TV ishte përgjigja. Kemi kërkuar disa pajisje montazhi dhe filmimi për aktivitetet operacionet dhe imazhin e strukturës tonë, përfshi dhe video e youtube që përdorni ju 100 % e media.
E kështu me CV në dorë u ktheva pas, kaq ishte ëndrra e një FakeNews!