Spak vendos sekuestro mbi asete të ish kryetares Monika Kryemadhi për llogari të hetimeve. Znj.Kryemadhi ankimon në gjykatën e posaçme vendimin e sekuestros. Ankimi i Kryemadhit po shqyrtohet në këto momente para gjykatës së posaçme.
Ende nuk konfirmohet zyrtarisht se çfarë i është sekuestruar znj.Kryemadhi, si telefon, llogari bankare, apo sende e asete në emër të saj.
Znj.Kryemadhi është person në hetim për llogari të këtij proçedimi penal, ndërsa pak javë më parë nga SHBA ka mbërritur dhe përgjigja e lëtërporosisë.
Ky hetim ndiqet nga prokurorët Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.