Shkeli rregullat në burg dhe dyshohet se ka mbajtur kontkate me botën e krimit duke vazhuar aktivitetin kriminal edhe nga qelia, Ilir Kupa ose ish kreu i “babagjyshëve” grabitës, përfundon në izolim.
Ai është vendosur në regjimin e posaçëm 41 Bis me firmë të Ministrit të Drejtësisë z.Ulsi Manja.
Njoftimi Ministrisë së Drejtësisë
inistri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka urdhëruar vendosjen në regjimin e posaçëm të të dënuarit Albert Kupa (alias Ilir Kupa), i cili po vuan dënimin për 6 vepra të ndryshme penale në burgun e Peqinit. Pas këtij urdhëri, ai do të transferohet në regjimin e posaçëm (41/b).
Ministri i Drejtësisë paralajmëron se në bashkëpunim me SPAK, të tjerë të dënuar do t’i nënshtrohen këtij regjimi.
Jemi të vendosur për të garantuar rendin dhe sigurinë në të gjitha burgjet e vendit dhe cilido i dënuar thyen rregulloren e burgjeve, apo kryen vepra penale në burg duke cënuar rendin dhe sigurinë në IEVP, do t’i nënshtrohet këtij regjimi sipas ligjit.
Ky shtetas në vitin 2014-2015, ka qenë i përfshirë në aktivitetin kriminal të grupit të “Babagjyshëve”, pjesëmarrës në disa vjedhje/grabitje, si dhe dhënien e vlerave monetare me përqindje. Gjithashtu, ka qenë person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti grek.