Antonjo Frroku të cilin gjykata e durrësit e la në qeli me afat deri në përfundim të hetiemve si dhe të ekspertizës mjekoligjore për dëmtimet e pësuara nga polici Mariglen Allka, rezulton se ka qenë nën efektin e alkolit në momentin e aksidentit. Ai përplasi tek vijat e bardha efektivin Allka teksa ky i fundit po kalonte rrugën.
Ndaj tij u caktua masa 45 ditë arrest në burg, ndërsa testi ka nxjerrë se ai ishte nën efektin e alkolit.
“Ju bë testi i alkolit me aparat DRAGER drejtuesit të mjetit me targa AB772BO shtetasit Antonjo Frroku rezultati: Drejtuesi i mjetit me targa AB772BO shtetasi Antonjo Frroku ka konsumuar alkol gjatë drejtimit të mjetit në masën, testi i parë 0.40 mg/l bërë në oren 19.04 minuta tesi i dyte 0.38 mg/liter bërë në orën 19.09 minutë.
Ndërsa shoferi i arrestuar para hetuesve ka deklaruar se kishte konsumuar vetëm një birrë,
“Për ngjarjen e ndodhur dua të shpjegoj: Më datën 30.11.2023 rreeth ores 13.30. kam qenë në drejtim te mjetit që ju përmendet më lart, Isha tek Stacioni i Trenit me djalin e xhaxhait tim shtetasin G.F dhe nusen e xhaxhait tim shtetasin A.F. Tek stacioni i trenit kam pirë sëbashku me kushuririn nusen e xhaxhait kafe dhe një birrë. Kur ishim tek Stacioni i Trenit më ka marrë në telefon djali i xhaxhait ku më ka thënë se jam në Polici dhe duan të më arrestojn. Nusja e xhaxhait tim Adelina sa e mori vesh se ishte me ne i ra të fikët. Une e mora nusen e xhaxhait sëbashku me djalin e saj per ta çuar ne Spital. Kur u afrova tek Drejtoria nga që isha i tronditur se nusja e xhaxhait nuk ishte mirë kam përplasur një këmbësor tek vijat e bardha të kalimit të këmbësorëve. Pas perplasjes kam ndaluar mjetin, kam dalë nga mjeti jam afruar tek i aksidentuari aty e mora vesh se ishte punonjës Policie. Më pas aty kan ardhur disa punonjës Policie dhe ambulancë ku e morën të aksidentuarin dhe e çuan në Spital. Mua më shoqëruan në Komisariat. Në Komisariat më kanë bërë testin e alkolit me një apparat”
Nëse e riboton këtë lajm, referohu burimit. Cito, Mos vidh është e paligjshme dhe jo profesionale për një gazetar!