Korrupsioni duhet luftuar si edukatë, gjenezë e përtej Vlerës. Shumë dakord. Por si mund të quhet Korrupsion Kultura alla Shqiptare e hedhjes së parasë badjava?!
As do e merrja mundimin të shkruaja një gërm, nëse 24 vjeçari Endri Bajramaj efektiv kufiri në Rinas sdo ishte bërë baba pak orë para se të prangosej. Zoti e bekoi, shteti ligji e ndëshkoi.
Po ashtu edhe për Ardit Doçin i cili sapo ishte futur në listën e 100 policëve kredimarrës, nisëm e ministrit Balla. Po përtej nismës një detyrim ligjor që shteti duhet ti garantoj policëve kredi të butë.
Atë kredin që për mbi 25 vite e kanë marrë Milionera, Ministra, Deputet e me dhjetra raste familjarët dhe të dashurat e këtyre.
Çfarë ka ndodhur?
Bajramaj dhe Doçi kanë kaluar në Rinas mes qindra udhëtarëve edhe një zonjë. Kësaj zonjës i mungonte një vulë hyrëse a dalëse këtë se di saktë. Pa i kërkuar asnjë para, këta vendosin ta lejojnë. Zonja ikën kthehet pas nja 10 minutash dhe u lë pasaportën me 50 euro. Në total 50 euro. Ja këtu lëshohet AMP (Rojtari Policëve) të cilëve publikisht i është këtkuar të godas Komisar, Drejtora, Drejtuesa të Parë, e Drejtuesa Madhor. Por këta i bien shkurt, këpusin bishtin e Kavallit.
Pas kësaj masa, Vu arrest në Burg. Sdo e shohësh fëmijën e porsalindur e ti tjetri do hiqesh nga lista do dalësh në rrugë!
Mirë o mirë po Polic ku do gjini në vijim?
Ka një ligj në fuqi për vlerën e dhuratës së pakërkuar dhe Korrupsionit të Imponuar. E dini që deri në vlerën 50-100 mijë lekë të vjetra është dhuratë?
E dini që Shqiptarët paranë dhe euron e hedhin badjava në dyshemet e dasmave, kafeneve bakshish.
Po ju sjell një episod nga Spak: Pasi prokurori përfundon marrjen në pyetje të një deshmitarje, zonja i thotë mbarova? Po zonjë mbaruam, dakord sa ju detyrohem ?
Jo zonjë ktu spaguhet i thotë prokurori. E shumë mirë që spaguhet, po për të arritur deri këtu sishte e lehtë.
Gabuan Bajrami dhe Doçi, por ndëshkimi me burg është i tepërt për 50 euro.
Me 50 euro?
5 euro kafe ujë, në rinas mund të shkoj edhe 10 ke baret e Oligarkisë
Parkimi pa frikë nja 5 euro nëse kanë dhe makina
Sanduiçi 5 euro
Paketa duhanit, uroj të mos e pinë 3-5 euro.
Ja u bënë 20 euro e pakta.
30 i ka çuar në shtëpi dhe është krim?!
E mirë atëher, mbajeni në burg dhe futeni nga i tender Rikonstruksioni që ta paguajnë Bajrami e Doçi si viktima të Kulturës së Bakshishit dhe parasë Badjava!
z.Ministër mqs kreun e AMP-s e zgjodhe vetë edhe me kosto politike e akuza publike, taksirat ti thuash se Korrupsioni 50 euro është punë fukarenjsh!
#TaulantBalla
Taulant Balla