Një ngjarje e rëndë po ndodh aktualisht në burgun e Peqinit. Një gardian është vrarë dhe vazhdon të ketë Kaos, sqaruan burime për weblajm. Ndërsa autor i dyshuar i kësaj situate është Sokol Mjacaj, Indrit Shaqa dhe Arben Lleshi, Mjacaj një i dënuar për vrasje tursitësh sapo ishte vendosur në regjim 41 biss me urdhër të Minsitrit Ulsi Manja. Arben Lleshi dyshohet se ka vdekur, ndërsa arma brenda Burgut të Sigurisë së lartë ka hyrë me dron.
Indrit Shqa, Sokol Mjacaj, Arben Lleshi
Dyshimet e para janë për rebelim të Mjacaj në burg.
Pas verifikimeve rezulton se ka një viktimë i cili dyshohet se është nga radhët e të burgosurve. Ndërsa drejtoria e burgjeve thotë se:
Njoftim paraprak nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve!
Per shkak te nje konflikti mes tre te denuarve me burgim te përjetshëm kane mbetur te plagosur dy prej tyre te plagosur dhe situata po menaxhohet!
Ju sqarojme që s’ka asnje gardian, staf policor dhe civil te lenduar!
Në një sqarim publik Ministria e Drejtësisë e ka mohuar ngjarjen kritike, kaosin dhe vrasjene Gardianit.
Reagimi MD
Duke ndjekur kerkesat tuaja ju bej me dije se: Nuk ka asnje gardian te vrare apo plagosur!
Informacion Utilitar
Kërkon zgjidhe për dëshirat e tua? Kredi Konsumatore për çfarë të duash ti! nga Credins Bank