WebLajm mëson ekskluzivisht se një hetim intensiv po kryhet aktualisht nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me institucionin më të rëndësisshëm të menaxhimit të parave publike, si pjesë e vendimarrjes për ankesat në tendera dhe garat publike.
Hetimet kanë përfshirë Komisionin e Prokurimit Publik institucionin nga ku shumica e punëve publike si Infrastrukturë, Energjitkë, Shërbime, Restaurime, Teknologji Informacioni apo Investime Publike pas prokurimeve dhe ankimeve, shqyrtimit të dokumentave, nga KPP vendoset për të zgjedhur ofertën më të leverdisëshme ekonomike për paratë shtetërore, taksat tona.
E pikërisht ky parim sqaruan burimet nga grupi hetimorë për WebLajm rezulton se sëpaku në mbi 20 praktika të tenderave me vlerë të lartë ekonomike nuk është respektuar dhe me mekanizmin e përjashtimit nga gara, ankimeve fiktive, dhe dakordësive mes operatorëve është kaluar në vlerat e larta. Skemë kjo e cila rezulton ti ketë shkaktuar dëm ekonomik në buxhetin e shtetit, e për pasojë humbjen e ekzistencës të vetë Institucionit të krijuar me ligj.
Pas marrjes së dokumentave dhe praktikave të tenderave nga zyrat e KPP, Komisionit të Prokuriemve Publike Spak pritet që ditët në vijim të marrë në pyetje drejtuesit e këtij institucioni ndërsa në hetim janë vendosur edhe disa kompani private pjesë e skemës.
Komisioni i Prokurimit Publik drejtohet nga Jonaid Myzyri ndërsa pjesë e vendimarrjes për çdo ankim janë edhe anëtarët si: Nënkryetar: Fiorent Zguro, Anëtar: Anila Malaj, Anëtar: Kreshnik Ternova.
Të katër këta zyrtarë publik pritet të njihen me fletëthirrjen e SPAK dhe hetimin që po kryehet ndaj institucionit që ata janë pjesë dhe vendimarrjes së tyre në ditët në vijim.
Stafi i KPP Organigrama dhe funksionimi i Institucionit