Kompleksi i Banimit i cili reklamohet masivisht në media me logon “Unvier City” investim lagja në periferi të Tiranësk, është kthyer në një skenë krimi dhe punimet aty janë pezulluar. Shkak është bërë humbja e jetës së punëtorit që ka rënë nga lartësia, ndërsa kanë nisur hetimet për zbatimin e kushteve dhe sigurisë teknike.
WebLajm zbardh informacionin për ngjarjen dhe hetimet e nisura:
“Sot më date 22.10.2023 jemi njoftuar se në rrugën “Gryka Kacanikut tek Kompleksi Pllateteve “Univers City” tek pallati që po ndërton firma Rivera ka rënë nga lartësia shtetasi Fatjon Lika i cili ka ndërruar jetë. Nga ana jonë po kryhen veprimet proçeduriale”
Aksidentet në punë, vdekjet nga mosrespektimi i kushteve të sigurisë teknike dhe rregullave janë masive nëpër kantiere dhe kompanitë shqiptare. Ndërsa shpesh proçeset e tyre mbyllet pa fajtorë dhe familajrët e viktimave sorrollaten dyrve të drejtësisë.
Por çfarë është UC sipas përshkrimit të vetë kompanisë?
KOMPLEKSI REZIDENCIAL“UNIVERS CITY”
Univers City është ngjizur nga një ide – Krijimi i një vendi relaksi në mes të një metropoli plot lëvizje. Të jetosh jetën në bollëkun e saj dhe pa shpërqendrime.
Një skuadër multidimensionale, e përkushtuar për një kohë të gjatë, ka punuar
ta përkthejë këtë ide në SHTËPINË TUAJ TË ARDHSHME. Ne jemi të bindur se kur problemet e jetës së përditshme gjejnë një zgjidhje, jeta bëhet më emocionuese dhe e kënaqshme.
I projektuar për të gjithë njerëzit, për çdo nevojë, dhe për të rritur cilësinë e jetës së kujtdo, Univers City është qyteti i ri i cili po krijohet brenda Tiranës.