Mazhoranca aktuale e ka patur në opozitë e jo vetëm “kalin e betejës” dosjen e tragjedisë së Gërdecit me 26 viktima e qindra të plagosur.
E teksa në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet një proçes ndaj ish Minsitrit Fatmir Mediu, Ministri Aktual i Mbrojties z.Niko Peleshi ka një tjetër betejë ligjore me familajrët e viktimave apo të dëmtuarit.
Është familja Koxhaj ajo e cila ka fituar vetëm 24 orë më parë të drejtën për tu dëmshpërblyer. Këtë të drejtë ja ka njohur edhe Gjykata e Lartë ndërsa e kishin fituar më herët edhe në Apel.
Paditësit e Kompanisë Meico, Ministrisë së Mbrotjies dhe Avokaturës së Shtetit e Kryeministrisë përkatëisht janë shtetasit: LIZELT KOXHAJ ; HYSEN KOXHAJ ; SAFIGJE KOXHAJ ; GENTJAN KOXHAJ ; ELIONA KOXHAJ ; REGISA KOXHAJ ; RIKELDA KOXHAJ.
Gjykatën e Lartë e ka vënë në lëvizje administrate publike e cila ka refuzur të paguaj faturën, por tashmë rekursi i këtyre institucioenve është rrëzuar nuk është pranuar dhe ata duhet të kalojnë paratë tek pala e dëmtuar.